Nga shfaqja e simptomave deri tek analizat, flet mjeku i njohur: Si u zbulua pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri

0
310

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka zbuluar detaje se si u zbulua rasti i parë me koronavirus në Shqipëri. Pipero tha se pacienti kishte shkuar fillimisht në një spital privat pasi kishte menduar se kishte grip sezonal.

“Personi i parë ka shkuar në një institucion jopublik pasi mendonte se kishte grip. Edhe pse vinte nga Italia, nuk e dimë sa informacion ka pasur në lidhje me mënyrën se si duhet të vepronte. Më pas, është dyshuar se mund të jetë një rast koronavirusi dhe është nisur menjëherë në kushte maksimale sigurie në Qendrën Spitalore Universitare”, tha Pipero në A2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here