NASA jep detajet: Asteroidi sa mali i Everestit do të udhëtojë pranë Tokës muajin që vjen, nëse na prek marrim fund!

0
367

Një asteroid me masë afërsisht sa mali Everest po fluturon drejt Tokës dhe pritet të mbërrijë pranë nesh muajin që vjen.

Fluturimi i tij do të ndodhë më 29 prill sipas qendrës së NASA-s për objektet e afërta.

Shkencëtarët thonë se nuk ka shumë gjasa që ai të prekë Tokën por nëse diçka e tillë do të ndodhte do të ishte fundi i globit.

Objekti i quajtur 52768 (1998 OR2), është 2 deri në 3 km i gjerë dhe do të kalojë 3,908,791 milje afër planetit tonë, me shpejtësi 19,461 milje në orë.

Asteroidi është pikasur fillimisht nga NASA në 1998, dhe pasi është gjurmuar u zbulua se ka madhësi të mjaftueshme për të shkaktuar efekte globale në rast të një përplasjeje me tokën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here