Google search engine
Home Aktualitet Tronditet Durrësi nga atentati me dy të vdekur/Grupi hetimor zbardh motivet e...

Tronditet Durrësi nga atentati me dy të vdekur/Grupi hetimor zbardh motivet e ngjarjes së rëndë, 40 të shoqëruar në polici. Ky është një prej viktimave (Foto)

0
429

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i mbrëmjes së djeshme në Shkozet të Durrësit, ku u ekzekutuan me kallashnikov dy persona.

Policia e Durrësit dyshon se vrasja e së hënës mbrëma ka si motiv prishjen e pazareve të drogës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj referuar burimeve nga grupi hetimor, raporton për “BalkanWeb” se 40 persona janë shoqëruar deri tani dhe po merren në pyetje për atentatin që ndodhi dje në lagjen 14 në Durrës, ku u vranë Anxhelo Avdia, 24 vjeç dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç (në foto).

Kryesisht personat që janë marrë në pyetje janë familjarët e dy viktimave dhe shokë e dëshmitarë okularë. Ata janë pyetur nga policia për të zbardhur konfliktet e mundshme të dy viktimave dhe të kaluarën e tyre si dhe për të identifikuar njerëzit me të cilët kanë bashkëpunuar apo nëse kanë pasur kërcënime. Nuk dihen ende se cili prej tyre ka qenë shënjestra e atentatit apo nëse kanë qenë të dy.

Burimet nga grupi hetimor bënë me dije se dyshohet që njeri prej viktimave të jetë përfshirë në pazare dhe ngjarje kriminale por deri tani nuk ka të dhëna të mjaftueshme për policinë që do t’i çonte drejt ekzekutorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here