Google search engine
Home Politike Drejtesi “Është krijuar një situatë emergjence”, Olsian Çela tregon rrezikun e madh që...

“Është krijuar një situatë emergjence”, Olsian Çela tregon rrezikun e madh që po i kanoset sot Prokurorisë

0
370

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ditën e sotme ka ngritur si shqetësim mungesën e burimeve njerëzore në organet e drejtësisë.

Në aktivitetin mbi Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme, Çela u shpreh se magjistratët po largohen si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar.

“Organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota.”- tha Çela.

Çela foli edhe për sfidat e prokurorisë, duke u ndalur tek koncepti i pavarësisë. Sipas tij ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor.

‘Prokuroria është organi që ka pësuar ndryshimet më drastike nga reforma. Decentralizimi dhe pavarësia e prokurorëve u vlerësuan si zgjidhjet më të mira për ta bërë prokurorinë efikase, ndërkohë që gjykatës i është dhënë një pushtet edhe më i madh në fazën e hetimit, për të garantuar interesin publik dhe të drejtat e subjekteve. Ndryshimi i kulturës së funksionimit brenda një organizate është faza më e vështirë e çdo reforme që synon t’a ndryshojë rrënjësisht atë. Kështu dhe për prokurorinë zbatimi i konceptit të pavarësisë është  sfida më e vështirë për t’u kapërcyer. Raportet e reja që ligji ka krijuar mes drejtuesve dhe prokurorëve kanë krijuar paqartësi brenda zyrave, ndërsa ekziston rreziku i fragmentarizimit të aktivitetit hetimor si rrjedhojë e praktikave të ndryshme në mungesë të një autoriteti centralizues.”- shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here