Gaz Paja, aktori që mban peshën më të madhe në programin shqiptar më të vjetër të humorit “Portokalli” ka qenë gjithmonë i sinqertë me bashkëpunëtorët dhe publikun. Pas 12 viteve në program ai i ka edhe më të qarta idetë e tij dhe linjën që dëshiron të ndjekë. Linjë që deri tani, sipas tij, e ndjek edhe programi. Po nëse një ditë gjërat do ndryshojnë, ai nuk do ngurrojë të largohet.
“Ne jemi si futbollistët, nëse dikush na ofron diçka më të mirë, pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë tek ‘Portokalli’, nëse televizoni ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare. Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në ‘Portokalli’, por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo”, u shpreh Gazi për Motor Plus, referuar të ndjerit Dritan Hoxha.









































