Google search engine
Home Politike Drejtesi “Po më ofendoni”, kaloi në ‘sitën’ e vettingut, gjyqtari shpërthen në mes...

“Po më ofendoni”, kaloi në ‘sitën’ e vettingut, gjyqtari shpërthen në mes të seancës: Po më bëni të ndihem më keq se kur u dënova me vdekje para viteve ‘90!

0
398

Ka kaluar sot në ‘sitën’ e vettingut kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci.

Seanca më parë ishte shtyrë pasi Haluci kishte kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese të KPK, kërkesë e cila është rrëzuar, ndërsa ditën e sotme nuk kanë munguar përplasjet dhe tensionet.

Relatorja e çështjes u shpreh se Haluci ka pasur mungesë dokumentacioni për të vërtetuar të ardhurat e bashkëshortes dhe së bijës.

Çfarë u tha në KPK: Sipas ILDKPI, ai ka deklaruar një papafingo të papërfunduara në Tiranë. Rezulton se subjekti ka ndërtim të paligjshëm. Nuk ka sjell informacion dhe dokumentacion për të vërtetuar të ardhurat.

Pas hetimit të KPK, rezulton se ai ka deklaruar në 2004 një apartament, si dhe në 2015 për një objekt të përbashkët me vëllezërit.

Ka kryer veprime për përfitime financiare. Sipërfaqja totale e deklaruar nga subjekti nuk është e plotë, pasi ka dhe pjesë tjetër. Subjekti ka ndërtuar pa leje. Nuk ka përcaktuar asnjë detaj për vlerat e ndërtimit apo detaje të tjera të nevojshme.

Sipas Faxneës vetë Haluci është treguar i ashpër në seancë, teksa ka kujtuar dhe vuajtjet e tij gjatë regjimit komunist.

 “Po më bëni të ndihem më keq se kur u dënova me vdekje nga Gjykata e Lartë para viteve 90. Po më ofendoni duke më akuzuar për vlerësimin pasuror që po më bëni, duke më bërë të më vijë turp”, është shprehur Haluci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here