Google search engine
Home Politike Drejtesi Kryetari i Gjykatës së Vlorës futet në sitën e vettingut, KPK i...

Kryetari i Gjykatës së Vlorës futet në sitën e vettingut, KPK i nxjerr probleme me pasurinë

0
403

Ditën e sotme ka dalë para trupës gjykuese të vettingut kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci. 

Një ditë më parë, Haluci kishte kërkuar ndryshimin e trupës gjykuese, por kërkesa është rrëzuar sot në nisje të senacës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.Sipas ILDKPKI, Haluci nuk justifikon pasurinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit tha se në vitin 2015 kryegjykatësi i Vlorës ka blerë 1400 m2 tokë në Sauk. Në këtë tokë, gjyqtari ka ndërtuar një shtëpi pa leje, të cilën e ka futur në proces legalizimi. Por sipas KPK-së, kjo pronë (kontrata për pronën) nuk përputhet me deklaratat e pasurisë ndër vite. 

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nga viti 2004 deri në vitin 2016 gjyqtari Skënder Haluci nuk ka deklaruar llogaritë bankare të gruas.

KPK tha se Skënder Haluci ka edhe një makinë tip Benz me vlerë 400 mijë lekë, me burim pagën e marrë ndër vite. Por edhe për këtë makinë – tha trupa e KPK-së, bilanci i blerjes ka qenë negativ, çështje e cila do të vlerësohet më tej deri në vendimmarrje. 

Skënder Haluci është në krye të Gjykatës së Vlorës prej vitit 2010 dhe rezulton se ka marrë edhe dëmshpërblim si i përndjekur politik. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here