Policia e Durrësit dyshon se vrasja e së hënës mbrëma ka si motiv prishjen e pazareve të drogës. 40 persona janë shoqëruar deri tani dhe po merren në pyetje për atentatin që ndodhi dje në lagjen 14 në Durrës, ku u vranë Anxhelo Avdia, 24 vjeç dhe Dorian Shkoza, 35 vjeç.
kanë reaguar familjarët e Anxhelo Avdias, ku kanë deklaruar se i riu nuk kishte konflike apo hasmëri me njeri.
“10 ditë më parë erdhi nga Anglia. Nuk dimë të kishte konflike apo hasmëri. Motra me nënën jetonin vetëm“, është shprehur një prej familjarëve.









































