Tirana shkatërron Partizanin në ‘Air Albania Stadium’

0
293

Tirana ka mundur në ‘Air Albania’ Partizanin me rezulatin e thellë 5-1. Edhe pse bardheblutë  u ndëshkuan që në minutën e 2 me një super gol të William Cordeiros arritën të përmbysin gjithçka në harkun e 3 minutave mbvrenda pjesë së parë. 

Fillimisht Torassa fiton një penallti pas kontaktit me Enea Bitrin dhe arbitri Juxhin Xhaja e ndëshkon mbrojtësin e të kuqeve me karton të kuq në minutën e 16-të. Nga pika e bardhë Idriz Batha nuk fal duke vendosur ekuilibrat. 

3 minuta më vonë sërish një penallti e akorduar për Tiranë dhe sërish Batha që vihet përpara Alban Hoxhës duke kaluar bardheblutë në epërsi në minutën e 20. Në pjesën e dytë Autogoli i Igrizajt dhe 2 supergolat e Ernest Muçit bën që të kuqtë të kapitullonin me shifrat 5-1. 

Me këtë fitore Tirana shkëputet në krye të klasifikimit me 47 pikë 9 më shumë Partizani që mbete në vendin e 3-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here