CIA tregon pseudonimet e agjentëve të infiltruar në Shqipëri, ja veprimet e tyre, mënyra e orientimit dhe frika e amerikanëve

0
348

Amerikanët kanë zbardhur të tjera detaje nga zhvillimet në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente të CIA tregohen detaje mbi dy agjentë të infiltruar në vendin tonë. Ata janë me pseudonime dhe tregohet se si vepronin në vendin tonë.

Të dhëna mbi misionin e 21-22 dhjetorit 1954

RNDOLLAR dhe AIRBLOËN u infiltruan në Shqipëri më 21 dhjetor 1954. Dy operatorët e mbaruan misionin e tyre të ndarë duke u asistuar nga dy persona të tjerë X dhe Y. Më poshtë po ju paraqes historinë se si ka ndodhur duke iu referuar raportimeve të RNDOLLAR pasi raportimi i tij ishte më i plotë se ai i AIRBLOËN, raportimin e të cilit e kemi përdorur për fusnota dhe për specifike apo plotësime të mundshme. Janë ngritur dy pika të cilat ne mendojmë se kanë vlerë. Fillimisht, duket se ekziston një konfuzion shqetësues për sa i përket mekanizmave e vendeve të përcaktuara si pikë ndarjeje informacioni dhe përcaktimit dhe identifikimit të sinjaleve që i përkojnë dhe korrespondojnë rrezikut apo sigurisë. Është raportuar se RNDOLLAR dhe AIPIGEON përzgjodhën një lokacion të përbashkët si vend shkëmbimi informacioni. RNDOLLAR ka përcaktuar sinjalet që përcaktojnë midis agjentëve rrezikun dhe sigurinë dhe instruktoi PA të vendosë kontenierin në pikë shkëmbimin e informacionit sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të jetë gati për ardhjen e mesazheve të reja. RNDOLLAR deklaroi informimin mbi misionin e korrikut 1954 që PA kishte premtuar të vendoste kontenierin brenda 24 orësh. AIRBLOËN nga ana tjetër kuptoi nga RNDOLLAR se nëse dy gurë në lokacionin e vendosur për qëllim shkëmbimi informacioni, do të ishin bashkë, kjo do të thoshte se kontenieri ishte vendosur tashmë, nëse dy gurët do të ishin ndaras nga njëri-tjetri, ky do të ishte sinjali që PA akoma nuk e kishte vendosur kontenierin dhe që ishte e kotë të lije një mesazh pasi ai nuk do të përcillej. Konflikti është sigurisht mjaftueshëm i rëndësishëm për të lejuar eksplorimin e mëtejshëm dhe shefat sigurisht që do të informohen në mënyrë të drejtpërdrejtë për rezultatet e eksplorimit. Pika e dytë përfshin zbulimin e RNDOLLAR-it që kërkon dhe meriton një studim më të afërt dhe të plotë. Ai i deklaroi…… në informimin që RNDOLLAR ka përcaktuar një takim me AIPIGEON për datën 25 maj 1955. Ky takim do të zhvillohet në rajonin e Qafës së Hanit në një orar që është rreth orës 10 dhe 11 e gjysmë të mbrëmjes. RNDOLLAR ka dështuar në informimin e oficerit nën urdhrat e të cilit vepron, për ta informuar në lidhje me datën e takimit.

Qëndrimet

Komentet e AIRBLOËN për….. dhe….. mund të konsiderohen gjithashtu interesante. Ai theksoi që besonte se plani operacional ishte shumë mirë i menduar dhe i strukturuar. Gjithsesi ai kishte mendimin se vendi që është përcaktuar si pikë shkëmbimi informacioni nuk është i zgjedhur siç duhet për një numër arsyesh: Zona e zgjedhur është një zonë e cila ka shumë baltë dhe për këtë arsye lejon regjistrimin e shenjave të këmbëve të agjentëve. Lokacioni dhe vendosja e saj midis dy rrugëve nuk ofron mundësinë e mbulimit dhe fshehtësisë, por i lë zbuluar agjentët. Sinjali që përcakton rrezikun dhe sigurinë është i vendosur shumë pranë një rruge të madhe dhe për këtë arsye konsiderohet si jo i favorshëm. AIRBLOËN ka disa komente preferenciale për qëndrimin e RNDOLLAR-it, por shtoi gjithashtu se sipas tij, ai ishte një person që emocionohej shpejt. (Ai ka regjistruar komentet e AIRBLOËN këtu si një njeri që është i matur dhe inteligjent dhe që ka marrë një sasi trajnimi goxha të konsiderueshme nga ana jonë). Duhet të vihet në dukje se RNDOLLAR dhe AIRBLOËN dhanë një përcaktim të njëjtë mbi operacionin dhe mos korrespondimi i fakteve dhe mendimeve mes të dyve duket se është i papërfillshëm dhe nuk përbën problem. Të tilla mos korrespondime me siguri që nuk kanë qenë të menduara, të planifikuar dhe të vetëdijshme, por mund të justifikohen me mungesën e eksperiencës së AIRBLOËN-it çka sigurisht e ka çuar këtë agjent drejt nervozitetit. Në kemi mendimin se një tjetër faktor ndikon në konfirmimin e saktësisë së historisë së RNDOLLAR-it. AIRBLOËN nuk ka besnikëri të njohur ndaj RNDOLLAR-it të një natyre e cila do ta çonte në shtrembërim faktesh në mënyrë që të mbronte shefin e tij. E kundërta është e vërtetë, ai ka dhënë shumë indikacione të besnikërisë të oficerëve të rastit gjatë shërbimit të tij tre vjeçar. Lidhur me pyetjet e lindura nga çka sqarova më lart, mbi hamendësimet e zhvillimit e misionit të së premtes.

Rreziqet

Disa nga mundësitë për dështimin e zhvillimit të misionit sipas planit, janë identifikuar në mënyrë urgjente. Ato janë: AIRPIGEON mund të ketë rezerva të forta për pranimin e detyrës së tij, që në analizën përfundimtare, doli që ai vendosi kundër kryerjes së detyrës së tij. Për shembull, ai mund ta ketë angazhuar veten në një sjellje të papërcaktuar për të ruajtur figurën, duke qenë tërësisht në dijeni që pas nisjes së RNDOLLAR-it ai nuk do të vazhdonte të ndiqte instruksionet. Është shumë e shëmtuar fakti që AIRPIGEON i humbi dëshira pas daljes nga detyra të RNDOLLAR-it. RNDOLLAR mund të ketë keq prezantuar reagimin e AIPIGEON-it në afrimin e rekrutimit në mënyrë që të ruante nderin e familjes. AIPIGEON mund të jetë kapur nga armiku ose mund të jetë vrarë. Një mundësi mund të jetë, e vënë në dukje edhe nga RNDOLLAR-i, që AIPIGEON nuk kishte parashikuar që vendi i përcaktuar për shkëmbimin e mesazheve dhe të informacioneve do të mund të përdorej nga skuadra edhe gjatë muajve të dimrit, duke nxjerrë në pah faktin se kontenieri i përcaktuar për vendosjen e mesazheve mund të ishte objekt i një zbulimi të rastësishëm nga ana e barinjve që kullosin bagëtitë në zonën përreth.

Kjo do të ishte e mundur vetëm në qoftë se RNDOLLAR nuk do ta kishte udhëzuar siç duhet AIPIGEON-in ose e kundërta, pra nëse ASIPIGEON-i nuk i ka kuptuar siç duhet udhëzimet dhe instruksionet e RNDOLLAR-it për vendosjen e kontenierit në vendin e përcaktuar për të cilën ju dhashë specifikat edhe më lart. Opinioni i kësaj zyre është që skuadra u soll ashtu siç duhet dhe reagoi në mënyrën e duhur gjatë penetrimit në terrenin e përcaktuar. As RNDOLLAR-i dhe as AIPIGEON-i nuk devijuan nga instruksionet specifike që kishin marrë, gjë që konsiderohet shumë e kënaqshme. Kemi qenë në mënyrë të veçantë të kënaqur me pjesën e sjelljes së AIRBLOËN-it që çoi në zbatimin e urdhrave nga ana e tij pa asnjë pikëpyetje ose hezitim. Me këtë ai i ka fituar vetes një respekt shumë të madh nga ana e institucioneve tona. Fakti që përpjekjet tona dështuan është pa dyshim një zhgënjim shumë i madh për të gjithë të përfshirët në mision. Vendimi jonë për të mos testuar RNDOLLAR-in ka qenë i bazuar në mënyrë përfundimtare në rezultatet e tij në testin pararendës, përpara bërjes së rekomandimeve finale për misionet e ardhshme, gjithsesi mendojmë ta testojmë RNDOLLAR-in në aktivitetet e tij. Rezultatet e këtij testi plus rekomandimet tona mbi operacionin do të dërgohen tek ju sa më shpejt të jetë e mundur.

Dhjetor 1970

Diferencat politike midis sovjetikëve dhe regjimit të Enver Hoxhës arriti në rezultatin e një tranzicioni të shtetit shqiptar në 1960- 1961 për të deaktivizuar statusin e vendosur në Paktin e Varshavës dhe prishjen e marrëdhënieve diplomatike midis Moskës dhe Tiranës. Sipërfaqja e vogël e Shqipërisë dhe ndarja gjeografike e saj nga pjesa tjetër e vendeve të marrëveshjes së Varshavës, me shumë mundësi ka qenë ajo që e ka bindur Moskën që një aksion i madh ushtarak në atë kohë kundër regjimit disident nuk do të sillte rezultate që do të justifikonin ndërhyrjen ushtarake. Në vjeshtën e 1960 gjithsesi ka pasur një komplot ushtarak të iniciuar nga Bashkimi Sovjetik, kundër regjimit të Enver Hoxhës. Figura kryesore që synohej nga komploti ka qenë admirali shqiptar Teme Sejko dhe resursi kryesor që e bënte të vlefshëm për Bashkimin Sovjetik ka qenë prania sovjetike në portin shqiptar të Vlorës. Komplotistët dështuan në nismën për të kërkuar mbështetjen e Beqir Balluku, që ishte dhe mbetet ministri shqiptar i Mbrojtjes. Beqir Balluku mori mësime (udhëzime) ushtarake në Bashkimin Sovjetik në fillim të viteve pesëdhjetë, por kurrë nuk ka shërbyer në Forcat e Armatosura Sovjetike. Në shtator të vitit 1968 në aktivizimin e paktit të invazionit të Çekosllovakisë, Shqipëria kundërshtoi zyrtarisht anëtarësimin e saj në Pakt, duke arritur kështu një sukses të paktën përkohësisht aty ku regjimi i Nagyt kishte dështuar. Ka pasur një numër shenjash që çojnë në konkluzionin se ka pasur një bashkëpunim mes Rumanisë, Kinës, Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në veçanti Shqipëria dhe Jugosllavia japin perceptimin se janë më shumë pranë njëra-tjetrës krahasuar me të tjerat. Jugosllavia i ka bërë tashmë të ditur Bashkimit Sovjetik se e konsiderojnë pavarësinë e Shqipërisë po aq të rëndësishme dhe vitale sa edhe pavarësinë e tyre. Komunikimi ushtarak midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë duhet të ketë reflektimin e saj edhe në marrëdhënien e jashtme të dy shteteve. Ekzistojnë tashmë edhe shenja që tregojnë interesin e Rumanisë për arritjen e tregtisë me ushtrinë jugosllave dhe jo thjesht me atë shqiptare. Nëqoftëse Rumania do të bëhet pjesë e paktit brenda vitit të ardhshëm, tre shtetet e tjera komuniste do t’i japin njëra-tjetrës pak më shumë se thjesht një inkurajim moral. Ndryshimet racionale për Paktin e Varshavës do të koincidojnë përgjigjen sovjetike ndaj iniciativës së NATO për një reduktim të përbashkët e të balancuar të forcave në disa rrugë specifike. Sovjetikët me shumë mundësi do të tregojnë një interes të madh e të shtuar në reduktimin e angazhimeve europiane në mënyrë që të mund të argumentojnë kapacitetet e veta, që janë më të mëdha dhe të shumta në numër në krahasim me ato të Kinës. Nga ana tjetër, Bashkimi Sovjetik mund të provojë, pa dëshirën e tij, për të arritur në një dakordësim të forcave të tij në shtetet e Polonisë, Hungarisë dhe Çekosllovakisë. Kjo do të tregonte një preferencë të Bashkimit Sovjetik për të mbajtur forcat sovjetike të shpërndara sa më shumë të jetë e mundur përgjatë Europës Lindore për të pasur mundësinë që të veprojnë në këtë mënyrë si një polic i besueshëm, më i besueshëm sipas saj se çdo rregullator ushtarak i deritanishëm në Europës Lindore. Kërcënimi i dyshuar nga Perëndimi dhe nga imperializmi në përgjithësi do të përdoret nga Bashkimi Sovjetik për të justifikuar kompromiset e mëvonshme në lidhje me sovranitetin e shteteve të Europës Lindore. Një formulë, e cila raportohet të jetë implementuar forcërisht nga partia sovjetike Politburo mbi regjimin Dubcek në konfrontimin e Moskës në gushtin e 1968, nxjerr në pah që “agresiviteti intrigues i imperializmit” kërkon “forcimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit mbrojtës të Paktit të Varshavës dhe të organeve të tjera po aq sa formave të bashkëpunimit midis vendeve socialiste”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here