Google search engine

    OFL-ja shkon në Kurbin, piketon tre “peshqit” e radhës/ Kush është bosi që akuzohet për vrasjen e bujshme në ish-Bllok?

    0
    467

    Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar sot në qytetin e Kurbinit ku i është dërguar formulari për deklarimin e burimit të pasurisë tre subjekteve të radhës, të cilët do të duhet të bëjnë vetëdeklarimin e të ardhurave të tyre.

    Ervis Martinaj dhe dy vëllezërit Kaçorri, Arben dhe Valentino, janë tre subjektet e radhës, që janë vënë në shënjestrën e OFL-së. Ervis Martinaj, është aktualisht nën hetim për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në 4 tetor 2018, ku mbeti i vdekur në vend Fabian Gaxha, dhe u plagos vetë bashkë me mikun e tij, Eljo Hato. Paralelisht, prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim tjetër për Martinajn, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

    Ndërsa vëllezërit, Arben dhe Valentino Kaçorri rezultojnë të dënuar në Itali për vepra të ndryshme penale. Valentino Kaçorri rezulton i dënuar në Itali për vrasje dhe për trafik armësh. Arben Kaçorri, gjithashtu banues në Tiranë është i dënuar në Itali për vrasje me paramendim.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here