E qëlluan me thikë para se ta çonin në resort? Zbardhen DETAJE nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, publikohen foto të reja

0
387

anë publikuar foto të tjera lidhur me rrëmbimin dhe vdekjen e Jan Prengës, saktësisht momenti kur trupi i pajetë futet në furgon për tu nxjerrë jashtë resortit “Golden”

Kamera e sigurisë ka filmuar levizjet-  Sipas policisë, Prenga ka ndërruar jetë më datë 17 janar, 2020, ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete. Një kamera e sigurie e garazhit të resortit “Golden” ka zbuluar rrëmbyesit dhe vrasësit e 49-vjeçarit të cilët kishin shkatërruar gjithë pikat tjera të survejimit duke harruar regjistrimin në fjalë. Kamera ka xhiruar gjitha lëvizjet e tyre, duke kapur dhe momentin e futjes së trupit në resort, dhe më pas nxjerrjen e kufomës me qese të zeza.

E qëlluan me thikë para se ta çonin në resort? Zbardhen

Hetuesit mendojnë se pengun e kishin qëlluar me thikë në Kamëz. Grupi hetimor ka bindjen se autorët nuk kishin planifikuar ta vrisnin Prengën por ta mbanin peng, ndërsa pas rezistencës së 49-vjeçarit situata u ka dalë nga kontrolli.

E qëlluan me thikë para se ta çonin në resort? Zbardhen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here