Google search engine
Home Aktualitet Klodiana Lala zbardh detajet e seancës/ Diplomatë amerikanë të pranishëm në gjyq,...

Klodiana Lala zbardh detajet e seancës/ Diplomatë amerikanë të pranishëm në gjyq, biznesmeni reagon ashpër: Më keni dhënë garanci në Gjermani për… Çfarë vendosi gjykata?

0
355

Ditën e sotme po zhvillohet gjyqi i radhës ndaj biznesmenit Arbën Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas. Në seancë janë të pranishëm edhe diplomatë amerikanë.

Gazetarja Klodiana Lala, tha për ‘BalkanWeb’, se diplomatët amerikanë po monitorojnë nga afër proçesin gjyqësor.

Para trupit gjykues, Çekaj tha se ka kërkuar praninë e ndërkombëtarëve,në këtë proçes të cilin e konsideron një falsë.

“Kërkova ndërkombetarët pasi ju nxituat për ta mbyllur këtë proces farsë. Më keni dhënë garanci në Gjermani për proçes të rregullt ligjor dhe nuk më jepni mundësi të mbrohem” është shprehu Çekaj. Sakaq trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën e radhës për më 4 mars.

Më 21 shtator, Arbër Çekaj doli para gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila konfirmoi ‘arrestin me burg’ për biznesmenin e bananeve që u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Shqipëri pasi akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here