Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në ‘Real Story’, ku iu desh që të largohej pak më shpejt se sa përfundimi i emisionit, për një arsye të veçantë.
Kryeministri zbuloi se vajza e tij, Rea Xhillari festonte dje ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte pasi bashkëshortja e tij Linda nuk do e justifikonte dot.
Por si e festoi 30-vjetorin Rea? Familja e kryeministrit zgjodhi që ta mbante shumë private duke mos publikuar asnjë detaj nga festa në ditëlindjen e saj.
Vetëm Rea postoi dy foto, ku në njërën prej tyre është numri 30 dhe në tjetrën shihet një tavolinë me dy karrige në natyrë.
Por nuk dha asnjë informacion se me kë e festoi ditëlindjen në atë tavolinë.











































