Google search engine
Home Lifestyle I ofroi seks Saddam Hussein në këmbim të paqes, pornostarja e famshme...

I ofroi seks Saddam Hussein në këmbim të paqes, pornostarja e famshme italiane themelon partinë e saj: Po kthehem në politikë për të luftuar kundër…

0
307

Ylli i famshëm i pornografisë në Itali, Ilona Staller ka themeluar një parti të re politike për të udhëhequr luftën ndaj partisë në pushtet pasi i ulën pensionin e saj.

E njohur me emrin Cicciolina, 68-vjeçarja ishte një aktore mjaft e njohur e filmave erotikë në vitet 1980 para se të futej në karrierën politike.Midis 1987 dhe 1991 ajo shërbeu si deputete në Partinë Radikale ndërsa i ofroi marrëdhënie seksuale Saddam Hussein në këmbim të paqes në Irak.

Tani ajo ka ngritur partinë e re “Demokracia, Natyra dhe Dashuria” dhe do të përdoret për të kundërshtuar uljen e pensioneve nga Lëvizja 5 Yje.

Kur doli në pension Staller merrte një shumë prej 3.100 euro në muaj.Por kur Lëvizja 5 Yje erdhi në pushtet ulën pensionet në 1000 euro.Ish-pornostarja e ka quajtur antikushtetuese vendimin e qeverisë.

“Po kthehem në politikë për të theksuar se këta politikanë po ulin pensionet e ish-deputetëve ndërsa mbajnë pagat e tyre të larta,”- tha ajo.

Staller fitoi famë si modele në Hungari në fillim të viteve 1970 dhe më pas u zhvendos në Itali për të filluar jetën si aktore pornografike.

Me pornografin e njohur Riccardo Schicchim ajo themeloi studion e pornos Diva Futura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here