‘Pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës!’, 63-vjeçarja e aksidentuar nga Ilda Beljeri rrëfen mometin e përplasjes: U largua duke i dhënë gaz makinës, do e falja nëse…

0
292

Moderja e njohur sportive Ilda Bejleri ka aksidentuar ditën e djeshme rreth orë 12, 63-vjeçaren Enriketa Gjuzi. E moshuara ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, në pritjë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.

Nga shtrati i spitalit, Gjuzi  ka rrëfyer për ‘BalkanWeb’, se ishte duke kaluar rrugën në momentin që është aksidentuar nga moderatorja Bejleri. Ndonëse e pranon se nuk ndodhej te vizat e bardha, Gjuzi thotë se ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën me një grup njerëzish, kalimtarë të rastit.

“Makinat ishin në tre korsi, ndaluan shpejtësinë, ndërsa mjetit që më goditi ia bëra me dorë të ndalojë, por ajo vijoi. Nga xhami nuk e pash kush më goditi. Kalimtarët që më ndihmuan më thanë se ishte Ilda Bejljeri, madje i kërkuan të ndalojë, por ajo u largua. Ndërsa uli xhamin, pa zbritur fare më tha: “pse do të shikoja nga cepi i pasqyrës..”, dhe iku duke i dhënë gaz makinës” – tregon 63-vjeçarja.

Ajo thotë se ishte ndihmuar nga një drejtues tjetër automjeti, i cili ndodhej në makinë bashkë me gruan e tij shtatzënë.

 ‘Do e kisha falur, vetëm të ndalonte, më preku sjellja e saj.” – tha nga spitali 63-vjeçarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here