Kina po shikon ditë të zeza, njerëzit detyrohen për karantinën, i fusin në kafaz të hekurt

0
352

Video rrëqethëse janë publikuar në internet, ku shfaqet frika dhe zemërimi i shtetasve kinezë ndërsa i marrin me forcë për t’i futur në karantinë.

Të bërtiturat e njerëzve që thuajse rrëmbehen nga autoritetet shëndetësore tregojnë se si po përjetohet situata e pazakontë që po kalohet në Kinë, ndërsa virusi po merr përmasa të frikshme.

Në një tjetër video dallohet se si njerëzit futen në kafaze të metalta, të mbyllur për mos të pasur kontakt me të tjerët, ndërsa i transportonin për në izolimin total.

Deri tani numri i viktimave ka arritur në mbi 1300 dhe të prekurit janë mbi 60 mijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here