Batërdia e institucioneve të mikrokredisë, ja si qytetarët duhet të paguajnë dyfish te “Iute Credit” dhe “Fondi Besa”

0
314

Institucionet e mikroredisë duket se janë kthyer në një shqetësim serioz në vend. Pranë redaksisë së gazetës kanë mbërritur shumë denoncime nga qytetarët, të cilët ankohen mbi rrjepjen që po u bëjnë disa kompani në vend, të cilat japin kredi në pak minuta, por pastaj duhet t’u kthesh gati sa dyfishin e parave që ke marrë. Në vend janë disa institucione që ofrojnë kredi me interesa të larta ku mund të përmendim: “Iute Credit”, “Fondi Besa”, “Kredo.al”, “Monego.al”, “NOA”, “AK-Invest”, apo “Micro kredit Albania”. Të gjitha këto institucione janë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe janë licencuar nga Banka e Shqipërisë. Një shembull për rrezikshmërinë e tyre vjen nga Kosova, pasi “Iute Credit” dhe “Monego” u mbyllën për shkak të interesave jashtëzakonisht të larta.

Kreditë që jep “Iute Credit”

Gazeta do të tregojë gjatë këtyre ditëve me detaje se cilat janë shumat që japin dhe ato që fitojnë secila prej kompanive më sipër. Sot po fillojmë me “Iute Credit” dhe “Fondin Besa”. Sa i takon të parës, kohët e fundit kjo kompani po dominon tregun e mikro-kredisë. Në ditë në vijim do japim detaje mbi fitimet që grumbullohen në vit, shpërndarjen e degëve, etj. Mjafton një kontroll në faqen e internetit të “Iute Credit” dhe e kupton shumë lehtë se si jepen kredi me interes nga 18 deri në 22 për qind. Kjo kompani ofron kredi deri në 10 milionë lekë të vjetra, me afat deri në 60 muaj. Nëse një qytetar merr 1 milionë lekë të rinj, atëherë në fund të 60 muajve ai është i detyruar t’i paguajë kompanisë plot 2 185 899.60 lekë të reja. Pra merr 10 milion lekë të vjetra dhe paguan 21 milionë. Por e bukura është se përveç komisionit, ka dhe para shtesë që duhet të paguash. Në shumën e 1 milionë lekëve, 720.000 lekë shkojnë si kosto administrimi, 50 mijë lekë shkojnë komision, ndërsa interesat kapin vlerën e 415.899 lekëve. Një tjetër detaj që nuk bëhet i ditur në faqen e kompanisë është se një qytetar duhet ta paguajë kredinë pranë Postës Shqiptare, bankave apo kompanive të tjera, ku dhe aty paguhet një komision.

E njëjta situatë vlen edhe nëse merr një kredi me vlerë 50 mijë lekë të rinj. Në fund të 60 muajve duhet të kthesh mbrapsht 1 milionë lekë. Por edhe nëse kredia merret me një afat maturimi 48 muaj, nuk është se ka ndonjë ndryshim, pasi për vlerën 500 mijë lekë duhet të kthesh mbrapsht 977 mijë lekë. Pra duket qartë se duhet të paguash afro 2-fish. Por e bukura në këtë mes është se qytetarët bien në grep për shkak të marrëdhënieve të kësaj kompanie me shumë biznese, e sidomos ato celulare. Kompania ku blen i merr partë dhe nëse më pas produkti ty të del me probleme, nuk ke asnjë shans të negociosh me ta, pasi detyrimet nuk i ke më te kompania që ke blerë produktin, por te “Iute Credit”. Paratë nuk kthen dhe produkti nuk ndërrohet nëse kalojnë 3 ditë.

“Fondi Besa”

Nuk mbetet pas as “Fondi Besa”. Për këtë fond gazeta ka shkruar dhe pak kohë më parë, pasi ky është ndër të paktët që jep shuma të larta kredie. Në faqen e internetit të “Fondi Besa” jepen detaje mbi kostot e kredive. Nëse i referohemi kredisë për biznes, fondi në fjalë aktualisht jep nga 1 milionë lekë, deri në 10 milionë lekë. Por ajo që duhet të kthejnë qytetarët kap shifra të frikshme. Nëse një biznes merr 1 milionë lekë kredi me afat shlyerje 48 muaj, duhet që të paguajë 32,601 lekë në muaj. Nëse bëjmë një llogaritje, në fund të 4 viteve, biznesi i ka paguar fondit 1.564.848 lekë. Pra, nëse merr 10 milionë lekë, duhet të paguash 15 milionë lekë. Në faqen e interneti thuhet po ashtu se ofrohet kredi 2 milionë lekë me afat maturimi 72 muaj. Kësti mujor për këtë lloj kredie është 49,778 lekë në muaj. Por në fund të shlyerjes së kredisë, rezulton se biznesi ka paguar te fondi plot 3.584.016 lekë. Pra duke marrë 20 milionë lekë, paguan 35. Kjo tregon shifrat katastorfike që janë ende sot. Të dhënat janë te faqja e “Fondit Besa” në internet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here