Bashkia e Tiranës hap aplikimet për kredi të buta, ja kriteret dhe procedurat që duhet të ndiqen nga qytetarët

0
287

Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen e tretë për kredi të buta. Kjo thirrje vlen për të gjitha familjet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas normave të interesave të tregut. Njoftimin e ka bërë me dije kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ditën e djeshme prezantoi risitë që ka vendimi i ri që u miratua dje nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Sipas deklaratës së tij, në datën 15 do të fillojë zyrtarisht aplikimi për 1000 familje të reja në Tiranë. Qeveria e Shqipërisë dhe ministria ka përcaktuar 3 banka: Raiffeisen, BKT dhe Intesa Sanpaolo. Qytetarët do të mund të zgjedhin një prej këtyre tre bankave. Sa i takon normave të interesit, ato do të paguhen nga buxheti i shtetit, kësisoj këstet për përfituesit do të jenë fikse. Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje ose individë që nuk disponojnë banesë në pronësi.

Prioritet për bashkinë do të jenë çiftet e reja që nuk e kalojnë moshën 35 vjeç. Pra ku shuma e të dy anëtarëve të familjes nuk e kalon moshën ose nuk e kalon shumën 70-vjeç. Po ashtu edhe individë ose familje të minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gra kryefamiljare ose gra të dhunuara, do të përfitojnë nga ky program subvencionimi. Sakaq në kriteret e miratuara dje nga Bashkia e Tiranës, nuk do të përjashtohen as ata individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje. Pra çdo individ apo familje mund t’i drejtohet të treja bankave për të marrë ofertën që i përshtatet më mirë kushteve të tij/saja dhe në pas të vijojë me bankën që përzgjedh vetë.

Mënyra e aplikimit

Për të përfituar nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, aplikimi do të bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/ato individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program. Në fazën e parë, të drejtën për aplikim për përfitimin nga programi social i strehimit “Subvencionimi i interesave të kredisë”, i financuar me fondet e buxhetit të shtetit, e kanë individët që kanë mbushur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjeç, kujdestarët ligjorë për rastet e personave të vendosur në kujdestari ligjore, për shkak të heqjes apo kufizimit të zotësisë për të vepruar dhe familjet që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet. Theksojmë se individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë, kanë 30 ditë kohë për të dorëzuar dokumentacionin e parashikuar në ligj.

Procedura

Mes të tjerash Bashkia e Tiranës ka lehtësuar edhe procedurën duke lehtësuar plotësimin e dokumentacionit. Tanimë do të jetë institucioni që do të merret me plotësimin e dosjes. Kësisoj, familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, duhet të depozitojnë pranë Njësisë Administrative deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të. Njësia Administrative/Lagjia plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social. Në të kundërt, nëse aplikanti/familjet nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar si më lart, Njësitë Administrative/Lagjet shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here