Zgjidhet Presidente, e para grua në historinë e Greqisë, kush është Ekaterini Sakelaropulu, gjyqtarja e njohur që ka mbajtur poste nga më të rëndësishmet (PROFIL)

0
315

Greqia ka zgjedhur Presidenten e re, e para grua në historinë e Greqisë. Do të jetë Ekaterini Sakelaropulu që do të mbajë postin e Presidentes. Por kush është presidentja e re, Ekaterini Sakelaropulu që ka lindur në Selanik në vitin 1956 nga një familje gjykatësish.
Babai i saj Nikolaos Sakellaropulos ishte Nënkryetar i Gjykatës Supreme.

Ajo studioi Juridik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua në vitin 1978. Ka ndjekur kurse pasuniversitare në të drejtën kushtetuese dhe administrative në Universitetin Paris.

Në nëntor 1982, u emërua relatore në Këshillin e Shtetit.

Ekaterini ka qenë  Presidente e Shoqatës së Oficerëve Gjyqësorë të CoE (1993-1995), Sekretare e Përgjithshme (1985-1986), Nënkryetare (2006-2008), dhe anëtare e Komitetit Qendror Legjislativ (1993-1995).

Më 23 tetor 2015, u emërua në pozicionin e zv.Presidentes dhe u vendos në Seksionin e Tretë, si zëvendëspresidente. Nga Marsi 2015 deri në vitin 2019  ishte Kryetare e  Bordit të Shoqatës Greke për Ligjin e Mjedisit.

Ajo tani është zgjedhur Presidente, e para grua në historinë e Greqisë.

Presidentja e re mori 261 vota pro, 61 më shumë se kërkon Kushtetuta, dhe 33 vota u abstenuan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here