Ministria e Arsimit ka vendosur të zëvendësojë ditët e bëra pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, për shkak të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit.
Sipas urdhrit të ministrisë data 26 nëntor do të zëvendësohet në datën 16 mars, sakaq edhe ditët e tjera pushim do të zëvendësohen me datat 25 janar dhe 29 shkurt dhe 28 mars. Të gjitha ditët që u bënë pushim pas 26 nëntorit do të zëvendësohen me disa të shtuna.
Ministria ka ngarkuar institucionet arsimore për zbatimin e datave që do të zëvendësojnë ditët e bëra pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, për shkak të tërmetit katastrofik prej të cilit u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme.
Në shkollat e Lezhës, Mirditës, Rrogozhinës, Kamzës dhe Kavajës, zëvendësimi do të jetë më 25 janar, 29 shkurt dhe 16 mars, kurse në Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut dhe Krujës, në ditët 25 janar, 15 dhe 29 shkurt, 16 dhe 28 mars.