Del fotoja e kickbokserit 22-vjeçar që dyshohet se vrau producentin e njohur shqiptar në mes të Londrës

0
310

Personi në foton e mëposhtme është 22-vjeçari Anis Hemissi, i cili është arrestuar në aeroportin e Kopenhagenit si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri në Londër.

I riu, i cili merrej me sportin e kickboks-it është arrestuar ditën e hënë menjëherë pasi ka ardhur nga Tajlanda në Kopengahen, pasi ndaj tij kishte një mandat arresti ndërkombëtar. 

Ndërkohë, sipas autoriteteve vendase pritet që i riu të ekstradohet nga Danimarka drejt Britanisë së Madhe.

Hamissi dyshohet se ka vrarë në sy të bashkëshortes dhe fëmijës Flamur Beqirin natën e 24 dhjetorit 2019, në vigjilje të Krishtlindjes. Ai u vra në hyrje të shtëpisë së tij. 

Ndërkohë nga ana tjetër, një mikeshë e Hamissit deklaron se policia ka arrestuar personin e gabuar, pasi ai ishte në shtëpi në atë datë kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Nga ana tjetër, Beqiri nuk ishte një person i panjohur për autoritetet daneze. Ai rezultonte si një ndër personat më të kërkuar, i dyshuar si drejtues i një grupi droge që kapte vlerën e disa milionë paundësh. 

Sipas policisë, është pikërisht kjo jetë që Beqiri bënte ajo që ka sjellë edhe vrasjen e tij. Ai është përfshirë edhe më herët në ngjarje të tilla, ndërkohë një mik i tij po ashtu u ekzekutua në mënyrë të ngjashme me Beqirin.

Vitet e fundit, emigranti shqiptar me shtetësi suedeze njihej edhe si producent muzikor dhe kishte një jetë luksoze me makina dhe udhëtime të shumta, ndërsa dasma e tij në Itali në vitin 2018 kishte kushtuar më shumë se një milion paund.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here