Tre javë nga largimi me dhunë nga Shqipëria, zbardhet urdhri i dëbimit për mësuesin turk Harun Çelik, i konsideruar mbështetës i Gylenit, kundërshtarit më të madh të presidentit të Turqisë Erdogan.
Sipas dokumentit Drejtoria e Emigracionit ka urdhëruar dëbimin e menjëhershëm të tij në drejtim të Turqisë duke mos i dhënë as edhe 24 orë kohë për të apeluar vendimin.
Në dokument shkruhet: Afati për largimin nga territori o ditë!
Dokumenti është mjaft kontradiktor ndërkohë ç’ka konfirmon shkeljet e rënda të kryera nga shteti shqiptar.
Ndërkohë që në pikën e parë vendoset që ai të largohet brenda ditës, më poshtë shkruhet se ka të drejt ta apelojë vendimin sipas ligjeve në fuqi.
Kjo tregon se policia shqiptare e ka patur me mjaft ngut nxjerrjen e tij nga Shqipëria duke mos i dhënë asnjë mundësi apelimi apo që vendimi të merret vesh nga media dhe opinioni publik.