“Bën lojën e Ramës”, Ylli Manjani i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Monika Kryemadhit: Kam pasur mundësi të luaj e të bëj qejf me të, por duhet të dish diçka

0
241

Ish- ministri i Drejtësisë i LSI, Ylli Manjani, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebok thotë se e konsideron fyerje fjalinë “kush flet për ndryshim sistemi bën lojën e Edi Ramës”.

Sipas tij, çështja e sistemit zgjedhor është thelbi i reformës zgjedhor.Ish ministri Manjani u sulmua ditë më parë dhe nga Ilir Meta, sipas të cilit, Manjani po përdoret kundër presidentit.

Posti i plotë i Manjanit:

Sa më takon e konsideroj fyerje sentencën “kush flet për ndryshim sistemi bën lojën e Edi Ramës”!

Me Edi Ramën kam patur mundësi të luaj e të bëj qejf si shumë të tjerë sot. Por kam bashkëpunuar me sinqeritet dhe jam ndarë me shumë forcë prej lojrave të Tij edhe duke qenë brenda.

As kam luajtur e as luaj me Edi Ramën.

Ndaj e konsideroj Fyerje rë rëndë madje deklarimin se “…. bën lojën e Edi Ramës”! Gjithmonë për sa më takon mua. Nuk e di për të tjerë.

Sistemi zgjedhor, pra Proporcionali Ralonal që sot kemi është hajduti më i madh i votave. Ky është fakt e jo supozim. Merrni zgjedhjet e fundit e lexojuani rezultatin. PS me 48% duhet të kisjte 68 mandate, por bë fakt sistemi i dha 74 të vetat, pa aleatët.

Ku ta kërkojmë hajdutin, përveç se këtu te sistemi?!

As canabis e as mjetet e tjera të manipulimit nuk e siguruan dot këtë sasi mandatesh plot 6 të tilla, që jua dha sistemi.

Dhe përse nuk u dashka folur për sistemin?! Përse qenkemi me Edi Ramën kur i themi se ky sistem jo vetëm e mban në pushtet por në pushtet monist madje?!

Kush është me Edi Ramën, denoncuesit e sistemit hajdut, apo mbrojtësit e sistemit?! Kush është me Edi Ramën kritikët, apo ata që bëjnë marrëveshje me të?!

E përsëris: mbetem mbështetës i rotacionit dhe i rikthimit të pliralizmit politik. Mbështes pra opozotën zyrtare si instotucionin e vetëm të demokracisë në vend.

Por, nuk pranoj fyerjen se qenkam me Edi Ramën!

Dhe PO, ky sistem pra Proporcionali Rajonal është hajduti më i madh i mandateve; është arma vrastare e padukshme e vullnetit të votuesve; është pabarazia më e madhe e vlerës së votës së njerëzve.

Këtë sistem e bëri dhe është vetë Edi Rama!

P.s. zakonisht mi dëgjojnë fjalët me vonesë dhe kur mi dëgjojnë nuk pushojnë duke më cituar. Kjo nuk më intereson. Por çështja e sistemit zgjedhor është thelbi i reformës zgjedhore!

Ndaj mjaft me sentenca fyerjesh, por të përqendrohemi tek problemi. Është krejt tjetër gjë pamundësia për ta ndryshuar! Por mbrojta e këtij sistemi është e gabuar!!!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here