Pas grabitjes që ndodhi në kryeqytet, ku pre e maskave ra një çift biznesmenësh, duke mbetur të plagosur rëndë. Një tjetër ngjarje shënohet në fshatin Rusan në Delvinë, banesa është vjedhur dhe më pas është djegur.
Gjatë mesnatës shtëpia e dy vëllezërve nga Rusani, në Delvinë u shkrumbua nga flakët. Jorgo Stavro dhe Aqi Gjini e përdornin banesën për të kaluar natën kur punon në tokën me ullinj. Në shtëpinë ku kishte orendi, vegla pune dhe prodhime artizanale nuk shpëtoj asgjë.