Jennifer Aniston dhe Brad Pitt çmendin botën e showbizit, kapen bashkë pas shumë vitesh në ceremoninë e çmimeve prestigjoze

0
245

Dikur Jennifer Aniston dhe Brad Pitt ishin një nga çiftet më të dashur për publikun dhe sigurisht ritakimi i tyre në SAG Awards bëri goxha bujë.

Ata u vlerësuan të dy me çmim mbrëmjen e kaluar, Jennifer si aktorja më e mirë në një serial “The morning show”, ndërsa Brad si aktori më i mirë në rol mbështetës tek “Once upon a time in Hollywood”. Pas këtij momenti, ata u takuan publikisht për herë të parë. Brad i mbante dorën teksa bënin shaka e qeshnin dhe ky moment ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Që pasi Brad shtë divorcuar nga Angelina Jolie dhe Jennifer nga Justin, kishin rastistur në të njëjtat festa por asnjëherë nuk ishin fotografuar bashkë. Kjo është foto e bërë pas shumë vitesh ka bërë që rrjeti të ‘çmendet’!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here