Prokuroria kërkon masën ‘arrest me burg’ për Pajtim Agën, kokën e grupit kriminal dhe 7 anëtarë të tjerë të cilët u arrestuan 3 ditë më parë nga një operacion antidrogë që u zhvillua në disa qytete të vendit.
Pajtim Aga është vëllai i ish-shefit të Policisë së Dibrës, Robert Aga, i cili doli në përgjimet e gazetës gjermane BILD për çështjen e shit-blerjes së votave në këtë qark. Pas arrestimit të Pajtimit, Robert Aga, është shkarkuar nga detyra si shef i Qarkullimit Rrugor në Dibër.
Të arrestuarit për të cilët prokuroria ka arrest me burg janë:
Edmond Rajta
Pajtim Aga
Shkëlzen Mazari
Devis Mija
Fatjon (Paulin) Dodaj
Marsida Piperi
Arjet Halilaj
Prokurori Robert Kote është shprehur se prova më e fortë janë përgjimet dhe procesverbali i lëndës narkotike prej 32.5 kg kanabis në formë çokollate. Ky grup kishte disa muaj që ishte në përgjim dhe survejim nga Policia, pasi kishte dyshime se merrej me trafik narkotikësh.