“Këtë e di dhe Rama”, trondit Gazment Bardhi: Po përgatitet lirimi nga burgu i një tjetër ‘bosi’ (Emri)

0
255

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi paralajmëron se është duke u përgatitur edhe lirimi i “bosit të krimit të organizuar Arben Grori”.

Sipas tij kriminelët po ndihmohen të dalin nga burgu.

Gazmend Bardhi shkruan:

“Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.

Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.

Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?

Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund!

Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here