Përplasja me armë në Elbasan/ 23-vjeçarit që do e ekzekutonin i ndodh mrekullia, zbulohet se çfarë i tha policisë kur e gjetën të shtrirë në rrugë

0
369

Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në Elbasan, ngjarje e cila ndodhi pak pas mesnatës në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, mbeti i plagosur 23-vjeçari, Kei Piu.

Mësohet se i riu nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i ndaluar para 6 muajve për trafikimin e lëndëve narkotike.I plagosuri ka marrë dy plumba në bark.

Por si arriti ti shpëtonte vdekjes i riu?

Mësohet se atentatori nuk ka mundur të qëllojë sërish, pasi sipas raportimeve të para që vijnë  nga vendngjarja, i është bllokuar arma e qitjes.

Në këto kushte, të frikësuar se mos pikaseshin nga policia, autorët të cilët kanë qëlluar nga brenda një makine, ia kanë mbathur duke përfituar edhe nga errësira.

Rreth orës 1 pas mesnate  është gjetur në rrugë i shtrirë para një lokali.

I riu ka thënë se e qëlloi një person i paidentifikuar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here