Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një biznes në zonën e Yzberishtit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.
Policia e Tiranës del me deklaratë zyrtare dhe thotë si rreth orës 07:25 në rrugën “3 Dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, kryesisht byrek, ka shpërthyer një bombol gazi.
Për pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S., bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M., dhe M. P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.