Pasi i thanë lamtumirë familjes mbretërore, ndodh çudia me Princ Harry dhe Meghan

0
275

Mbretëresha ka pranuar një “periudhë tranzicioni” në të cilën Duka dhe Dukesha e Sussex do të jetojnë në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Duket se pas vendimit të papritur të çiftit mbretëror, interesi i njerëzve për të mësuar se çfarë do të ndodhë tani që ata kanë hequr dorë nga detyrat mbretërore, është rritur ndjeshëm. Të paktën këtë reflektojnë shifrat në llogarinë zyrtare të Meghan dhe Harry-t në Instagram.

Këto katër ditë me Instagramin e tyre ka ndodhur çudia. Pas shpalljes së vendimit të dukës dhe dukeshës, gjysmë milioni ndjekës i janë shtuar llogarisë @sussexroyal.

Llogaria e tyre u hap në prill të 2019-ës dhe theu record Guiness për numrin e ndjekësve që arriti në një kohë të shkurtër (1 milion në 6 orë).

Tani ata kanë 10.6 milionë ndjekës, vetëm 200,000 ndjekës larg William-it dhe Kate-it, të cilët kanë 10.8 milionë ndjekës në llogarinë e tyre @kensingtonroyal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here