Ditën e sotme, moderatorja Alketa Vejsiu njoftoi me lot gëzimi në llogarinë e saj në Instagram se ishte përzgjedhur për të prezantuar festivalin e “Sanremo-s”, krah emrave të tjerë të njohur.
“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Shqipëria. Faleminderit Italia. Çfarë nderi. Nuk mund ta besoj”, shkruante Alketa mjaft e entuziasmuar në Instagram.
Mirëpo, opinionisti Olti Curri s’ka vonuar të reagojë në profilin e tij në Instragram, duke dhënë mendimin e tij sesi Alketa arriti ta merrte këtë post.
Në postimet e tij, Olti shkruan: Sanremo këtë vit organizohet nga Lucio Presa (menaxher vipash) që bën edhe strategjitë e komunikimit të kryeministrit italian Mateo Renzi. Lucio paska shpëtuar Mateon nga një problem me deklarimin e pasurisë.
Mateo në mediat italiane njihet si “sponsor” i Edi Ramës. Mirëpo, Lucio që ishte organizatori i Sanremos, është i martuar me Paola Peregon e cila ishte e ftuar në “Dance with me” nga Alketa Vejsiu.
Alketa ka miqësi me Linda Ramën. Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu”.
Kështu, Olti mendon se Alketa duhet të falenderojë Kryeministrin dhe bashkëshorten e tij për këtë pozicion në “Sanremo”.
Pas “thumbimeve” të shumta, duket se marrëdhënia mes Oltit dhe Alketës është acaruar, saqë Alketa pas postimit ku e falenderonte Oltin me ironi, i ka bërë bllok atij.