Në gusht të viti 2019, 28-vjeçarja Sonya K humbi bashkëshortin e saj, pas disa të shtënave me armë.
Policia, hetoi ngjarjen dhe pas disa kohësh i ktheu asaj sendet personale të burrit, në një qese, por në atë kohë nuk vuri re asgjë të veçantë.
Në qesen plastike të komisionit të vrasjeve ishin karta të ndryshme ID të viktimës Emrah K. 24-vjeç.
Por disa kohë më vonë, Sonya vuri re që në pjesën e përparme të qeses kishte një emër krejtësisht tjetër, Andreas T. Ky ishte emri i vrasësit të burrit të saj.
Si ndodhi vrasja e Emrah?
Në datën 8 gusht, rreth orës 3 të mëngjesit në Georg-Schumann-Strasse, në restorantin “Zum fröhlichen Zecher” dy burra debatuan me Emrah K.
Papritmas ata nxjerrin pistoleta dhe hapin zjarr ndaj turkut. Të paktën gjashtë të shtëna u regjistruan, duke goditur në gjoks babanë e dy fëmijëve. Kështu turku Emrah K. ndërroi jetë menjëherë.
Një ditë më vonë, policia sulmon shtëpinë e njërit prej vrasësve të dyshuar. Por shqiptari Andreas T., prej kohësh është në kërkim.
Aktualisht Sonya K. Është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë:
“Nuk dija çfarë të bëja më pas. Në fillim u gëzova që mora çantën me letrat. Kështu që unë të paktën mund ta kisha burrin tim të varrosur në Turqi.”
Por më pas ajo filloi të hulumtojë dhe zbuloi vrasësin e burrit të saj.
“Unë nuk kisha dëgjuar kurrë më parë atë emër nga policia.”
Sonya është e bindur se shqiptari Andreas T është vrasësi i burrit të saj, por a një pyetje për policinë: “Nëse e dini emrin e djalit, pse nuk e kapni më në fund? ”
E pyetur nga BILD, policia nuk pranoi ta komentonte rastin, por tha se ende nuk ka asnjë gjurmë nga autori.