“Jemi afër marrëveshjes me LDK”, Albin Kurti i kthen për herë të parë letër Thaçit: Mos bëj presion!

0
323

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka kthyer për herë të parët letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas disa letrave që ky i fundit i kishte drejtuar, ku i kërkonte të krijonte sa më shpejt qeverinë e re.

Përmes një letre zyrtare, Kurti ka kërkuar nga presidenti Thaçi që të mos ndikojë e imponojë krijimin e qeverisë, por që siç thuhet në letrën e tij, të durojë dhe të presë.

Kurti i ka kërkuar presidentit Thaçi të mos bëjë presion e vlerësime politike, duke sqaruar se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk i ka dërguar një emër për mandatar Thaçit dhe se këtë do ta bëj gjatë ditëve në vazhdim.

Po ashtu, në fund të përgjigjes, Kurti e ka lajmëruar Thaçin se janë afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

foto galeri
foto galeri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here