Vjen në Shqipëri trupi i pajetë i Brunilda Kovaçit që u gjet e masakruar në një pyll në Francë, nëna e saj bën apelin rrëqethës

0
272

Pasi trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Kovaçi, ka mbërritur në qytetin e saj, në Berat, mes lotësh nëna e saj i ka bërë apel shtetit që të lejojë dy djemtë e saj të burgosur që marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të së motrës.

“Kur kam biseduar nuk më ka thënë gjë. Do vij në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri, me ty me vëllezërit dhe motrat. Ka një djalë këtu tek unë dhe ka një djalë. Më morën në tel dhe më thanë që vajzën ta kanë vrar, ta kanë hedhur në një vra. Unë dua që shteti të më lirojë dy djemtë që kam në burg, që të varrosin motrën e tyre.”, u shpreh nëna e 37-vjeçares, Fatime Kovaçi.

37-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Brunilda Kovaci (Sadushi), u gjet e pajetë më 25 dhjetor të këtij viti në një pyll në Francë. Pjesërisht e zhveshur dhe e djegur, nënë tre fëmijëve, bashkë me djalin 3-vjeçar që kishte marrë me vete, me origjinë nga qyteti i Beratit, vuri në alarm autoritetet lokale, kur trupi i saj i pajetë u gjet në një park në Mougins.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here