U zbulua se shkaktoi rrëzimin e avionit, Presidenti i Ukrainës i jep ultimatum Iranit: Të kërkojë falje zyrtare!

0
255

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka reaguar pas pranimit nga ana e Iranit që aksidentalisht ka rrëzuar avionin e pasagjerëve nisur nga Ukraina.

Përmes një deklarate, ai është shprehur se do të insistojnë në një marrje të plotë të fajit.

Sipas Zelenskyt, hetimi duhet të vazhdojë pa vonesa artificiale dhe pa pengesa.

“Ky mëngjes nuk është më I miri por solli një të vërtetë. Edhe përpara se komisioni ndërkombëtar të përfundonte punën, Irani pranoi se ka rrëzuar avionin e Ukrainës.

Por ne insistojmë në një marrje të plotë të fajit. Ne presim që Irani të udhëheqë një investigim të plotë dhe të hapur, të sjellë përgjegjësit para drejtësisë, të kthejë trupat e viktimave, të paguajë kompensimet dhe të nxjerrë një falje zyrtare nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Ne shpresojmë që hetimi do të vazhdojë pa vonesa artificiale dhe pa pengesa. 45 profesionistët tanë duhet të kenë akses të plotë dhe angazhim në vendosjen e drejtësisë”.

Kujtojmë që ushtria iraniane ka thënë se e ka goditur avionin ukrainas nga një gabim njerëzor për shkak se avioni fluturoi në zonën që Rojeve Revolucionare të Iranit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here