Pas konfliktit të ashpër SHBA-Iran, Papa Françesku iu drejtua sot të dyja shteteve që të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe të ndjekin rrugën e dialogut e vetëpërmbajtjes për të parandaluar një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
“Veçanërisht shqetësuese janë sinjalet që vijnë nga i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme pas rritjes të tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Prandaj ripërtërij thirrjen time për të gjitha palët e interesuara, që të shmangin përshkallëzim të konflikti dhe të mbajnë të ndezur flakën e dialogut e vetëpërmbajtjes”, tha Papa në fjalimin vjetor, të njohur si “Gjendja e Botës”, për ambasadorët e akredituar në Vatikan.
Papa u ndal më tek armët bërthamore: “Ato jo vetëm që krijojnë një atmosferë frike, mosbesimi dhe armiqësie, por ato shkatërrojnë edhe shpresën. Përdorimi i tyre është imorale, një krim, jo vetëm kundër njeriut dhe dinjitetit të tij, por kundër çdo mundësie të së ardhmes në shtëpinë tonë të përbashkët. Një botë pa armë bërthamore është e mundur dhe e nevojshme, dhe është koha që ata me përgjegjësi politike bëhen plotësisht të vetëdijshëm për këtë”.