“I merr rolet në teatër prej burrit drejtor”, bashkëshortja e Hervin Çulit i përgjigjet ashpër Olta Gixharit: Po ty kush të futi në punë?

0
263

Olta Gixhari akuzoi pak ditë më parë Hervin Çulin, duke thënë se shfrytëzon postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar për të favorizuar të shoqen, e cila, sipas saj, merr pjesën dërrmuese të roleve.

E ftuar në emisionin e mëngjesit, “Ditë e Re”, bashkëshortja e Çulit u përgjigj duke thënë se ndihej e prekur që Olta kishte përmendur dhe vajzën e saj, ndërsa i kujtoi se Hervini e ka futur në punë.

“Më thanë ça ka thënë Olta. Më ka prekur fakti që më ka prekur fëmijën. Nuk ka pse më prek vajzën.

Hervin Çuli ka qënë njeriu që e ka futur në punë Olta Gixharin.Nuk është problemi im që unë jam aktore dhe do punojë.Akuzat janë për shkak se do të mbroj veten”, ka deklaruar Adelina Muça.

Ajo shtoi se madje për shkak të pozicionit të bashkëshortit, edhe i janë hequr disa role.

“Mua me hiqen rolet nga Teatri Kombëtar. Dhe për mua kjo nuk është e drejtë.Më hiqen rolet vetëm se kam bashkëshortin drejtor. Njerëz si Olta ka plot.Kontrata duhet respektuar. Duhet të vish në punë. Duhet të bësh edhe role të vogla”, ka thënë Muca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here