Sokol Hazizaj bën deklaratën e fortë: Ata e kaluan pa e lexuar fare. Ju tregoj pse SPAK cënon Kushtetutën

0
263

Avokati Sokol Hazizaj shprehet se sipas Kushtetutës një strukturë e tillë si SPAK nuk mund të ngrihet

“Në Kushtetutën e Shqipërisë, krijimi i strukturave të jashtëzakonshme, se këto të jashtëzakonshme janë, me ligj në kundërshtim me nenin 17 të Kushtetutës dhe 135 të saj, që thonë në mënyrë haptasi nuk munden dhe nuk ka sesi të krijohen gjykata të jashtëzakonshme, përpos gjendjes së jashtëzakonshme, të gjitha cënojnë Kushtetutën e republikës. Megjithatë, në këtë farë Kuvendi që ka pasur Shqipëria, e kaluam edhe pa e lexuar fare. 

Tani u krijua kjo strukturë, dhe ne jemi të detyruar që të riparojmë atë që nuk kemi bërë kohë më parë, të zbatojmë ligjin, edhe këtu ne ngecim. Sipas ligjit, nuk fillon struktura e posaçme pa 10 prokurorë, sot ka filluar kjo strukturë me 8 prokurorë, pra është jokushtetues, që këtu filloj të dyshoj nëse do të funksionojë ose jo. Në gjykatën speciale kanë filluar punë gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun”, tha Hazizaj në Ora News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here