Pronari i televizionit “Media plus-tv” në Lezhë ishte kushëri me Eduart Reçin, biznesmenin që u shua nën rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.
Më 28 nëntor, Kastriot Reçi ka ndarë një postim në rrjetin social Facebook ku shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të kushëririt. “Lamtumirë kampion! Familja që ju krijuar ishte dhe do të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne”, shkruante Kastriot Reçi.