Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja me dhunë e ditës së djeshme në Memaliaj, ku maskat bënë për spital të moshuarin Hiqmet Ramadani dhe i morën 12 milionë lekë. Në pranga kanë rënë të rinjtë Erald Allushi, 23 vjeç, Armando Reka, 22 vjeç, dhe Fatjon Resuli, 28 vjeç, të tre banues në Shijak, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Vilson Suti.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku autorët hynë në banesën e të moshuarve të maskuar dhe të armatosur dhe dhunuan të zotin e shtëpisë, i cili përfundoi në spital, dhe i morën shumën e parave, që e kishte tërhequr nga banka për Vit të Ri.