Astrologu shqiptar Jofiel Koçi, i ftuar në emisionin “ThumbON” ka folur edhe për pjesëmarrjen e Arilena Arës në Eurovizion. Duke qenë se ajo ka lindur në muajin e Peshqve, ajo mund të viktimizohet dhe të mos japë maksimumin dhe mos marrë atë që meriton.
“Unë e studiova pak, aq sa munda horoskopin e Arilena Arës. Ajo ka lindur në muajin e Peshqve dhe kam frikë se mos viktimizohet, nuk do japë maksimumin e asaj çka ka dhënë. Pra do i bëhet një intrigë asaj dhe nuk do marrë atë që do meritojë për shkak të kësaj intrige”, shprehet astrologu Jofiel Koço.