Shok i ngushtë i një prej autorëve të grabitjes më të madhe në Danimarkë, zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Flamur Beqirit (Ja ku janë zhvendosur pistat e hetimit)

0
295

Së fundmi mediat britanike kanë aluduar se vrasja e shqiptarit Flamur Beqiri mund të ketë lidhje me grabitjen më të madhe në Danimarkë.

36-vjeçari u qëllua për vdekje në vigjilje të Krishtlindjes në Londër, përpara gruas dhe djalit të vogël.

Mediat thonë se shqiptari ishte shok i ngushtë i Naief Adaëi, 36 vjeç, një nga personat e dënuar për grabitjen e ndodhur në vitin 2008 në Danimarkë. Atij iu bë një atentat vitin e shkuar dhe aty humbi jetën e shoqja, të cilën ai e braktisi duke ia mbathur. Ky atentat dukej i ngjashëm me atë që ndodhi ndaj Beqirit.

Të dy mendohet se janë pjesë e një bande të quajtur M-Falangen. Ka dyshime se paratë e vjedhura në Danimarkë janë përdorur për trafikun e drogës.

Vjedhja e vitit 2008 në Danimarkë bëri shumë bujë. Rreth 20 persona përdorën një buldozer për të hyrë brenda një godine ku ruheshin depozita parash të thata.

Ata u arratisën më pas me tre makina Audi, të vjedhura në Suedi.

Si në një operacion ushtarak, ata parkuan 11 kamionë plehrash përballë stacionit policor dhe u vunë flakën.

Po ashtu nëpër rrugë u shpërndanë shpueset e gomave që të pengonin makinat e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here