Gjykata e Posaçme ka rrëzuar SPAK-un në lidhje me hetimin ndaj tre gjyqtarëve, të cilët vendosën që për Dritan Dajtin të ketë gjykim të shkurtuar.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanweb” se Gjykata e Posaçme ka rrëzuar SPAK dhe është kthyer në rigjykim çështja për tre gjyqtarë, të cilët vendosën që Dritan Dajti të hetohet me gjykim të shkurtuar, duke pasur dyshime për korrupsion.
Kjo pasi Dajti shpëtonte kësisoj nga burgu i përjetshëm. Kujtojmë se Dajti u dënua me 25 vjet burg. Pritet të shikohet nëse SPAK do të ndryshojë qëndrim për këtë çështje.
Gjatë marrjes në pyetje, tre gjyqtarët kanë mohuar që të jenë përfshirë ne veprimtari kriminale. Ata kanë shtuar se vendimi është marrë në zbatim të ligjit dhe se nuk kanë marrë asnjë kërcënim. Nën hetim për këtë çështje janë gjyqtarët S.Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla.