Një operacioni për një bandë hajdutësh, ka rezultuar fatale. Nga të shtënat me armë në kufirin greko-shqiptar ka ngelur i plagosur një efektiv policie, dy shqiptarë janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Plagosja ka ndodhur në kufirin greko-shqiptar, në përfundim të një operacioni për kapjen e një grupi që kryenin grabitje bagëtish. Dy shqiptarët e arrestuar janë 46 dhe 16 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Agios Nikolas, në Filiat pranë kufirit greko-shqiptar.