Rusia pranon të paguajë 3$ mld për kompaninë ukrainase Naftogaz

0
321

Ndighmësi i Presidentit të Ukrainës Andriy Yermak tha se pas negoicjatave për tranzitin e gazit në Minsk, pala ruse ka pranuar të paguajë Ukrainën 3 miliardë dollarë kompensim, sipas vendimit të Institutit të Arbitrazhit në Stockholm.

“Po kthehemi me lajme shumë të mira pasi kemi arritur një kontratë transiti me kushte të favorshme për Ukrainën. Falë marrëveshjes Ukraina do të marrë 3 miliardë dollarë sipas vendimit të gjykatës së arbitrazhit të”, tha Yermak.

Ai shtoi se pagesa e borxhit të Gazprom do të bëhet me para të thata.

Më herët ishin marrë në konsideratë dëmshpërblim me asete të Gazprom, të cilat janë bllokuar në Evropë me kërkesën e Naftogaz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here