Qyteti i Vlorës u trondit mëngjesin e sotëm nga shpërthimi me eksploziv i një makine, e cila ishte në pronësi të prokurorit të njohur Albert Kuliçi. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe ka nxjerrë edhe informacionet paraprake se çfarë ndodhi.
“Rreth orës 06:45, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, automjeti tip Volskëagen me targë AA 583OO dyshohet se është dëmtuar plotësisht me lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit dyshohet se është dëmtuar pjesërisht edhe një automjet tjetër i parkuar afër.
Nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale”., thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu policia ka konfirmuar se mjeti Volksëagen është në pronësi të shtetasit A.K, me detyrë Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
Për këtë ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes.