Presidenti Ilir Meta pas publikimit nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi të spotit të dytë “përvëlues për kreun e KED-së, Ardian Dvorani, e ka risjellë atë, por në versionin anglisht.
Presidentin e kishte paralajmëruar dhe më herët se do publikonte shkeljet sipas tij që kreu i KED kishte bërë, derisa edhe më herët ai e paditi atë për shpërdorim detyre.
Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Ata i kujtojnë Ilir Metës videon e Dritan Priftit. I ashpër ka qenë reagimi pasi sipas tyre në këtë video nuk ka asgjë të re.