Aktorja australiane Olivia Newton-John dhe John Travolta u ribashkuan së fundmi me kostumet e filmit të tyre të njohur muzikal Grease për herë të parë që prej daljes së filmit në 1978. Aktorja 71 vjeçare hodhi fotot në llogarinë e saj në Instagram që u bënë në një festë të fansave të filmit muzikor Meet n’ Grease në Florida.
Çifti që luante Danny Zuko e Sandy Olsson nuk dukej se ndryshonin shumë nga skenat e 40 vjetëve më parë. Olivia mbante një fund të verdhë me palë dhe këmishë të bardhë, duke iu afruar pamjes së saj në film, ndërsa John kishte pamjen klasike me të zeza dhe ishte përpjekur të rikrijonte modelin e flokave të Danny Zuko.