SHBA shton në listën e zezë 9 persona nga Serbia

0
357

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Zyrës së Jashtme amerikane ka zgjeruar sot ‘listën e zezë” edhe me nëntë persona dhe disa kompani nga Serbia. Ata janë shtuar në listë pasi janë duke u lidhur me Slobodan Tesiç, një tregtar armësh që ka qenë në listë që nga fillimi i vitit.

 Lista e zgjeruar përfshin përfaqësuesin e Tesiç në tregtinë ndërkombëtare, Goran Andriç, i cili drejton drejtpërdrejt ose tërthorazi Velcom Trade Beograd dhe i cili përveç nënshtetësisë serbe,  mban nënshtetësi edhe të Bosnjës dhe Britanisë së Madhe. Në listë bëjnë pjesë edhe drejtori dhe sekretari i Finrost në Qipro dhe përfaqësues i kompanisë Falcon Strategies, Esad Kapidziç, menaxheri i përgjithshëm i Partizan Tek, Nebojsha Sarenac Tehnoglobal sistem Beograd dhe drejtori i Partizan Tek Zoran Petroviç. Po ashtu, në listë janë edhe pronari i kompanisë “Vektura trans” Milan Subotiç, përfaqësuesi i kompanisë “Araneks” Zelimir Petroviç, pronari i 50 për qind i kompanisë “Falcon strategies” Sreten Cvjetkoviç dhe drejtori i “Tehnoglobal sistems” Lubo Mariçiç. Lista përfshin gjithashtu ndërmarrjet Munstorm dhe Tardigrade Limited nga Qipro, si dhe Divert Limited Business të Hong Kong-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here